Goditi me grusht efektivin e Policisë Bashkiake në Shkodër, arrestohet

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2024, 16:05 | Kronikë

Goditi me grusht efektivin e Policisë Bashkiake në Shkodër,

Një person është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi akuzohet se ka kërcënuar dhe goditur me grusht një efektiv të Policisë Bashkiake, shkruan A2 CNN.

Policia tha se efektivi ka bërë kallëzim në polici se gjatë të hënës, në kohën që ka qenë në detyrë, shtetasi R. H., e ka kanosur dhe e ka goditur me grusht në fytyrë, pa shkak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Për ngjarjen reagoi edhe kryetari i Bashkisë, Benet Beci. “Dua t’i falënderoj efektivët e Policisë së Shkodrës për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e autorit me inicialet R.H, që goditi efektivin e Policisë Bashkiake A.T. në krye të detyrës. Uniforma e Policisë Bashkiake dhe e çdo punonjësi të Bashkisë Shkodër është e paprekshme dhe askush nuk mund të dalë mbi ligjin!”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos