Vendosi tritolin në lokalin “The Boss” në Lungomare, gjykata lë në burg 28-vjeçarin

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2024, 13:46 | Kronikë

Vendosi tritolin në lokalin “The Boss” në Lungomare,

Në Gjykatën e Vlorës është paraqitur këtë të hënë 28-vjeçari Beqir Selamaj (alias Beqir Murati), i cili u arrestua pak ditë më parë si pjesë e aksionit policor ‘Danger’.

Ai dyshohet se ka vendosur sasinë e eksplozivit në lokalin “The Boss”, në pronësi të nënës së Bledar Birçajt, ngjarje e ndodhur më 8 dhjetor.

Ashtu siç ka kërkuar prokuroria, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

Siç përcaktonte edhe prokuroria provat janë të qarta dhe evidente se ai ka qenë autori i vendosjes së tritolit në lokalin në Lungomare.

I pandehuri nuk e ka pranuar krimin pavarësisht pamjeve filmike që paraqiti organi i akuzës. 28 vjeçari, banues në lagjen “Isa Boletini”, raportohet se është me precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes së pasurisë.

“Nga hetimet rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor i vendosjes së lëndës eksplozive më datë 08.12.2024, rreth orës 05:50, në një lokal, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në pronësi të shtetases R. B., 73 vjeçe, ku si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale”, njoftoi policia pas arrestimit të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos