Policia ka zhvilluar një aksion dhe kontrolle në Shijak. Burime jozyrtare bëjnë me dije për A2 CNN se është arrestuar Astrit Avdylaj, që njihet si kreu i një grupi kriminal në Shijak. Urdhri për ndalimin e tij është dhënë nga SPAK. Policia ka shoqëruar gjithashtu edhe disa persona të tjerë.
Dyshohet se Avdylaj ka qenë i armatosur në momentin e arrestimit. Forca të shumta policore janë vendosur në pikat hyrëse dhe dalëse.
Astrit Avdyli ishte në kërkim në kuadër të megaoperacionit të SPAK ku u lëshuan 50 urdhër arreste.
Prokuroria e Posaçme lëshoi 50 urdhër arreste për persona të dyshuar si pjesë e 7 bandave kriminale, nga të cilat 14 u ekzekutuan në Shqipëri, dhe 6 të tjera në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë. Operacioni “Revanshi” u zhvillua në datat 17 dhe 18 maj dhe një pjesë e mirë e personave ndaj të cilëve u lëshuan urdhër arrestet, ndodhen prej kohësh jashtë vendit.
(A2 Televizion)