SPAK lexoi konkluzionet përfundimtare ndaj Islam Sefës, i akuzuar për "trafikim lëndësh narkotike". Struktura e Posaçme kërkoi 17 vite burg. Nga gjykimi i shkurtuar 11 vjet e 4 muaj burgim.
Sefa u arrestua në korrik 2024, 100 metra larg godinës së SPAK, ku kishte shkuar për një takim me avokatin.
Islam Sefa, u arrestua më 2 korrik 2024 në një lokal pranë godinës së SPAK akuzohet se është drejtuesi dhe financuesi i trafikut të drogës në Gjermani me vlerën e 3.3 milionë eurove. (A2 Televizion)