Vijon prej 5 ditësh operacioni i kërkimit për punëtorin e një fabrike të përpunimit të kromit në bashkinë Klos, i cili i zu nga një masiv dheu dhe inertesh teksa po punonte.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM) po drejton operacionin me 74 punonjës dhe pajisje të specializuara si kamera termike dhe skanera nëntokësorë.
Gjithashtu, Forcat e Armatosura kanë dërguar 151 efektivë nga disa reparte, ndërsa Policia e Shtetit ka vendosur në terren 24 efektivë. Mbështetje të madhe kanë dhënë edhe 535 vullnetarë nga komuniteti lokal, të cilët po punojnë krahas dy ekskavatorëve në zonën më problematike.
Për shkak të vështirësisë së terrenit, më 7 maj iu bashkua operacionit një ekip i specializuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës me 12 efektivë dhe 2 qen kërkimi.
Rrëshqitja ka përshkuar një distancë prej rreth 6 km në një zonë të thepisur dhe të vështirë për ndërhyrje. Operacioni mbetet në vijim, ndërsa strukturat qendrore dhe vendore janë të angazhuara maksimalisht për të gjetur trupin e punonjësit të zhdukur. (A2 Televizion)