Krimi brenda familjes në Shëanvlash, zbulohet kush janë viktima dhe autori

Nga A2 CNN
4 Shtator 2024, 17:20 | Kronikë

Krimi brenda familjes në Shëanvlash, zbulohet kush janë viktima

Krimi na familje ka tronditur sërish Durrësin. Shtatë muaj pasi u zbulua se 50-vjeçari Pëllumb Meta, i cili ishte deklaruar i zhdukur nga familjarët, ishte vrarë nga vajza e tij 19-vjeçare me ndihmën e dy djemve të familjes, një histori e ngjashme është regjistruar po në fshatin Shënavlash.

Mesditën e sotme, policia ka gjetur në një pus trupin e 62-vjeçarit Enver Balla, të cilin i biri e kishte denoncuar të zhdukur.

A2 ka mësuar se pas hetimeve të kryera, policia e qytetit bregdetar ka zbuluar se Balla është vrarë nga djali i tij Esmerald Balla, 20 ditë më parë.

Enver Balla rezultonte i zhdukur që prej datës 13 gusht por vetëm një ditë më parë familja ka bërë denoncimin në polici. Sipas rrëfimit të një prej të afërmve të familjes, fqinjët dhe rrethi familjar kanë pasur dyshime se ngjarja mund të kishte si indicie konflikte familjare.

Fakti që familjarët kanë hezituar të denonconin zhdukjen e 62-vjeçarit, ka shtyrë ata të besonin se mund të kishim të bënim me një krim në familje.

Sa i përket autorit të krimit, ai është djali i vogël i familjes Balla. Esmeraldi është babai i dy fëmijëve dhe jetonte në një shtëpi me të atin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos