Shpërndanin drogë në festivalin muzikor në Vlorë, arrestohen dy rumunë dhe 1 italian

Nga A2 CNN
4 Shtator 2024, 16:46 | Kronikë

Shpërndanin drogë në festivalin muzikor në Vlorë,

Dy rumunë dhe një italian janë arrestuar nga policia në Vlorë pasi akuzohen se tregtonin lëndë narkotike të ndarë në doza, kryesisht pranë një festivali muzikor të zhvilluar në fshatin Delisuf.

Shtetasit italian që u ndalu iu gjetën në automjet, lëndë narkotike kanabis dhe tableta ekstazie, të cilat u sekuestruan nga policia, raporton A2.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe në zbatim të planit të masave të hartuar nga Policia e Vlorës, për mbarëvajtjen e aktiviteteve argëtuese në qark, bazuar në informacionet e siguruara, ka vijuar kontrollet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që shitnin doza droge në një festival të zhvilluar në Delisuf.

Si rezultat, u finalizua operacioni policor antidrogë i koduar “Parts 29”, gjatë të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit rumunë N. S., 26 vjeç dhe I. C., 25 vjeç, dhe shtetasi italian E. A., 30 vjeç.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin N. S., shërbimet e Policisë gjetën doza të lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë. Gjithashtu, pasagjerit në këtë automjet, shtetasit I. C., gjatë kontrollit iu gjet një armë e ftohtë (përforcues grushti). Dozat e lëndëve narkotike dhe arma e ftohtë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin E. A., shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike kanabis dhe tabletat ekstazie, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”

Një ditë më parë për shitjen e drogave të ndryshme si kokainë, MDMA, ekstazi, LSD dhe kanabis në festivalin e zhvilluar në Delisuf, u vunë në pranga edhe 7 shtetas të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos