Aksident në Pogradec-Qafë Thanë, përfundon në spital çifti

Nga Artin Halili
4 Shtator 2024, 13:50 | Kronikë

Aksident në Pogradec-Qafë Thanë, përfundon në spital

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Një 68-vjeçar ka qenë duke udhëtuar me bashkëshorten e tij nga Pogradeci në drejtim të Qafë-Thanës kur papritmas drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë aksit nacional. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja që udhëtonte me të, raporton A2.

A2 raporton se Policia nuk e përjashton mundësinë që 68-vjeçari ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara ashtu siç ka dyshimet se mund të ketë pasur një përgjumje të drejtuesit.

Burime për A2 thanë se çifti i bashkëshortëve ka marrë ndihmën e mjekëve në spital dhe pritet ta lënë atë pasi nuk kanë rrezik për jetën.

Aksi rrugor Mëmlisht-Qafë Thanë gjatë kësaj periudhe ka pasur aksidente jo të pakta dhe në të shumtën e rasteve shpejtësia dhe parakalimet e gabuara kanë qenë burim aksidentesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos