Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi është kapur duke lëvizur me një automatik në makinë.
I arrestuari, banues në fshatin Stajkë, në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet. Ai është kapur dhe ndaluar menjëherë dhe me vete i është gjetur 1 armë zjarri automatik të cilën e mbante pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
(A2 Televizion)