U bllokuan në Gjirin e Anglezit, policia iu vjen në ndihmë dy turistëve lituanë

Nga A2 CNN
8 Qershor 2024, 08:57 | Kronikë

Policia e Himarës ka ndihmuar dy turistë nga Lituania, të cilët kishin mbetur të bllokuar në Gjirin e Anglezit mbrëmjen e së premtes.

“Policia Kufitare Himarë iu vjen në ndihmë 2 turistëve lituanë të cilët ishin bllokuar në Gjirin e Anglezit. Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Vlorë ka marrë njoftim për 2 turistë lituanë që ishin duke bërë ecje në vendin e quajtur “Gjiri i Anglezit”. Ata e kishin të pamundur të vazhdonin lëvizjen, pasi nuk ndiheshin mirë dhe nuk mund të vazhdonin më tej.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare për t'iu ardhur në ndihmë turistëve.

Pas disa orë kërkimesh, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe gjetën 2 turistët e huaj, të cilët më pas u shoqëruan me mjetin e Policisë Kufitare, në Himarë, ku ata ndodhen aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët kanë falenderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos