
Shoferi i komunales në Gjirokastër ka shkaktuar aksident duke goditur me kamionin e punës shtatë automjete.
Mes tyre në aksident është përfshirë edhe makina e drejtorit të komunales në Bashkinë Gjirokastër.

Burime nga policia bëjnë me dije se shoferi i kamionit ishte në gjendje të dehur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Varosh në Gjirokastër, ndërsa nga aksidenti fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. (A2 Televizion)