Tentoi të grabiste banesën e një prostitute, plagoset 17-vjeçari në Tiranë. Çfarë zbuloi policia?

Nga A2 CNN
17 Prill 2026, 13:42 | Kronikë

Tentoi të grabiste banesën e një prostitute, plagoset

Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi dyshohet se ka tentuar të grabisë me dhunë banesën e një 24-vjeçareje, e cila ushtronte prostitucion.

Policia bën me dije se janë kryer veprimet procedurale për arrestimin e shtetases S. Sh., 24 vjeçe dhe të 17-vjeçarit, ndërsa materialet janë referuar në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal edhe për shtetasin M. B., 30 vjeç.

Sipas hetimeve, dyshohet se 24-vjeçarja ka dëmtuar me mjet prerës të miturin, i cili kishte tentuar të vidhte me dhunë në banesën ku ajo ushtronte prostitucion.

Gjatë kontrollit në banesë, policia ka gjetur një sasi lënde narkotike, të dyshuar si kokainë, e cila dyshohet se përdorej nga 30-vjeçari.

I mituri ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka referuar materialet në Prokurori edhe për dy të mitur të tjerë, të cilët dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos