I dënuar me 4 vite burg për ngacmim seksual dhe pornografi, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2025, 12:32 | Kronikë

I dënuar me 4 vite burg për ngacmim seksual dhe pornografi, arrestohet

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Tiranë, pasi Gjykata e ka dënuar me 4 vite burg për veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Pornografi”.

Lajmin e bëri të ditur vetë Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se arrestimi i tij u bë nga specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë-Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin B. Ç., 28 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 4 vite burgim për veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Pornografi”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos