
GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen për 32 të pandehur, të cilët akuzohen për trafikim emigrantësh, falsifikim dokumentesh dhe grup të strukturuar kriminal.
Përmes një njoftimi, GJKKO ka bërë të ditur se çështja penale për të cilën akuzohen anëtarët e grupit është ngritur në vitin 2022, shkruan A2 CNN.
Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se emrat e të akuzuarve nga SPAK janë Njazi Ademaj, Ylli Brahimaj, Rrezart Domi, Osman Luca, Artur Mici, Arsen Caka, Jugert Gashi, Emiljan Marashi, Robert Gjika, Roland Islamaj, Xhelal Krasniqi, Fitim Rama, Gridi Elezi, Maksim Domi, Dritan Cena, Redi Salaj, Behar Nuhiallari, Behar Rexha, Deila Qama, Arnold Shahu, Ylli Çaushaj, Artid Shtylla, Murat Gjuniku, Bardhyl Imeri, Bajram Xhaja, Besnik Lumaj, Altin Neli, Fatmir Stankova, Arben Rushiti, Leonardo Lama, Xhelil Alla, Perlat Canaj dhe Amarildo Luca”. (A2 Televizion)