Aksident me vdekje në Tiranë

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2025, 22:19 | Kronikë

Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Unazën e Madhe në Tiranë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motomjet, shkruan A2 CNN.

Po ashtu bëhet e ditur se nga përplasja ka humbur jetën një 38-vjeçar që ishte drejtuesi i motomjetit, shtetasi Olton Xhambeu, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe 1 motomjet.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., rreth 38 vjeç.

Drejtuesit e 2 automjeteve shtetasit Gj. L dhe A. Sh, ndodhen në vendin e ngjarjes për veprime të metejshme proceduriale, ndërkohë Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos