I dënuar në Angli për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, i sekuestrohen pasuritë në Shqipëri

Nga A2 CNN
2 Qershor 2025, 10:10 | Kronikë

I dënuar në Angli për prodhim dhe shitje lëndësh

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka sekuestruar disa pasuri të dyshuara si të pajustifikuara të shtetasit A.Ll., i dënuar më parë në Angli për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Sipas Prokurorisë, hetimi pasuror i nisur më 22 maj 2025 zbuloi se A.Ll. disponon pasuri të konsiderueshme në Shqipëri, të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i zhvilluar jashtë vendit, shkruan A2 CNN.

Çfarë u sekuestrua?

Sekuestrimi përfshin pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, të regjistruara në emër të familjarëve të të dënuarit:

Një truall me sipërfaqe 403.1 m² dhe një ndërtesë 2-katëshe me bodrum dhe papafingo (275.2 m²), regjistruar më 24 mars 2021 në emër të babait të subjektit, B.Ll.

Dy automjete, përkatësisht një Opel Corsa dhe një Jeep Grand Cherokee.

Aktiviteti tregtar "Auto Lleshi" (NUIS L52116150G), që merret me riparim automjetesh, tregti me pjesë këmbimi dhe import-eksport të makinave, në emër të vëllait të subjektit.

Sipas Prokurorisë, këto pasuri janë krijuar në mënyrë të pajustifikuar, ndërkohë që subjektet familjare nuk kanë burime të mjaftueshme të ligjshme për t’i justifikuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos