I dënuar në Itali, me mbi 14 vjet burgim, për trafikim të kokainës, ekstradohet 48-vjeçari

Nga A2 CNN
19 Gusht 2024, 14:30 | Kronikë

I dënuar në Itali, me mbi 14 vjet burgim, për trafikim të

Policia e Shtetit tha se ka ekstraduar në Itali shtetasit Armand Dani, alias Armand Isaj, 48 vjeç, i lindur në Shkodër.

Gjykata e Novarës, më datë 01.03.2023, e ka dënuar ketë shtetas, me 14 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Nga ky dënim, 4- vjeçarit i duhet të vuajë dhe 11 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Armand Dani alias Armand Isaj, në bashkëpunim me të tjerë, siguronte lëndë narkotike kokainë në vende të tjera (kryesisht në Holandë), për ta shitur në Itali. Në vitin 2017, në banesën e 48-vjeçarit, Policia italiane gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike kokainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos