I dënuar për dhunë në familje, arrestohet 55-vjeçari në kërkim

Nga A2 CNN
27 Shtator 2024, 12:48 | Kronikë

I dënuar për dhunë në familje, arrestohet 55-vjeçari

Një 55-vjeçar i cili është dënuar me 1 vit burgim, për dhunë në familje është arrestuar sot nga policia e Tiranës. 55-vjeçari u kap në Allias pas informacioneve të siguruara për vendndodhjen e tij.

Njoftimi i DVP Tiranë

Në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të planit operacional "Sundimi i ligjit" për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, u finalizua nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Catch".

Kapet dhe ndalohet një 55-vjeçar i dënuar me 1 vit burgim, për dhunë në familje.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër operacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. 

Si rezultat, në Allias, u kap shtetasi Xh. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale "Dhuna në familje".

Materialet i kaluan Prokurorisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos