Plagosje me thikë në autostradën Tiranë-Durrës

Nga A2 CNN
26 Shtator 2024, 14:10 | Kronikë

Plagosje me thikë në autostradën Tiranë-Durrës

Një person është plagosur me thikë në autostradën Durrës-Tiranë, siç raporton A2 CNN. Sipas policisë, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës shtetasin L. Sh., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital.

Policia po punon për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:50, në autostradën “Durrës-Tiranë”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës, shtetasin L. Sh., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin në zonë, për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos