I dënuari me mbi 14 vite burg për 5 vepra penale shfaqet në Portin e Durrësit për të tërhequr një makinë, prangoset nga Policia

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2025, 10:06 | Kronikë

I dënuari me mbi 14 vite burg për 5 vepra penale shfaqet në

Një 52-vjeçar, shtetasi Pllum Daci, ka rënë në prangat e Policisë në Durrës, pasi ishte dënuar me 14 vite e 10 muaj burg në Itali, për pesë vepra penale që përfshijnë "Tentativë vrasje", "Grabitje", "Kanosje", "Vjedhje" dhe "Shfrytëzim prostitucioni".

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se ky shtetas, banues në Kamëz, u arrestua teksa po hynte në Portin e Durrësit, me qëllim tërheqjen e një automjet të dërguar nga të afërm të tij jashtë shtetit.

Arrestimi i tij u bë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, ndërkohë që vijojnë procedurat për ekstradimin e tij, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Port, Durrës-Policia Kufitare intensifikon kontrollet me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare si dhe kapjen e personave në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Five Charges”.

Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar i dënuar me mbi 14 vjet burg për 5 vepra penale.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit bazuar në informacionet e marra se një shtetas në kërkim do futej në Portin e  Durrësit me qëllim tërheqjen e një automjeti të dërguar nga jashtë shtetit nga të afërm të tij , kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar  “Five Charges”.

Si  rezultat i  forcimit të kontrolleve të ushtruara në hyrje - dalje në PKK Port Durrës, në kuadër të operacionit  të koduar “Five Charges”, nga shërbimet e Stacionit te Policisë Kufitare Porti Durrës në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve dhe Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, u   kap dhe y  arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi Pllum Daci, 52 vjeç, banues ne Kamëz, Tirane.

Arrestimi i këtij shtetasi u be pasi ishte person i shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali me date 24.07.2024.

Gjykata e Napolit/Itali e ka dënuar ketë shtetas me 14 vjet e 10 muaj burg (mbetur për te kryer 13 vjet e 9 muaj burg) për veprat penale "Tentativë vrasje" " Grabitje" " Kanosje" " Vjedhje" dhe "Shfrytëzim prostitucioni" parashikuar nga nenet e Kodit Penal Italian.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos