Arrestohet në Tiranë 48-vjeçari, i dënuar në mungesë nga SPAK

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2025, 12:19 | Kronikë

Arrestohet në Tiranë 48-vjeçari, i dënuar në

Policia e Shtetit ka arrestuar një 48-vjeçar të shpallur në kërkim, i dënuar me 6 vite e 8 muaj nga SPAK, për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal', " Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale".

“Si rezultat i një pune të mirorganizuar bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim policor, Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Tempus”, gjatë të cilit u lokalizua dhe u kap shtetasi: Orges (Dritan) Jahelezi., 48 vjeç, banues në Tiranë”, tha policia.

Këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal', "Prodhim e shitje narkotikesh",dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos