Polaku tentoi të ikte nga Shqipëria me mijëra euro të padeklaruara, i sekuestrohen

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2025, 15:19 | Kronikë

Polaku tentoi të ikte nga Shqipëria me mijëra euro të

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë i kanë sekuestruar 23 700 euro një shtetasi polak, të cilat po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.           

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin polak A. K. 45 vjeç, banues në Poloni, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos