
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë vendit të njohur si “Te Rrapi”.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer papritur, teksa makina ishte në ecje, ndërsa flakët kanë shkrumbuar një pjesë të madhe të mjetit. A2 CNN raporton se drejtuesi i mjetit ka dalë në kohë nga makina. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
A2 CNN ka siguruar pamje nga vendngjarja, ku duken flakët që kanë përfshirë automjetin.
Autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e plota të incidentit. (A2 Televizion)