Krimi i organizuar dhe terrorizmi, Proda në konferencën e INTERPOL-it në Athinë

Nga A2 CNN
4 Qershor 2025, 11:33 | Kronikë

Krimi i organizuar dhe terrorizmi, Proda në konferencën e INTERPOL-it

Mbi 150 përfaqësues të lartë të policive dhe autoriteteve ligjzbatuese nga e gjithë bota janë mbledhur në Athinë ku po diskutohet kompleksiteti në rritje i krimit ndërkombëtar.

Në këtë në Konferencën e 52-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it, merr pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ndërsa konferenca drejtohet nga Zëvendëspresidenti i INTERPOL-it për Evropën, Peter de Buysscher.

Sipas deklaratës së shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e Policisë së Shtetit, pjesëmarrësit po shqyrtojnë disa nga format më të rënda të krimit, siç janë trafikimi i drogës dhe armëve, abuzimi seksual me të mitur, si dhe ndërlidhja midis krimit të organizuar dhe terrorizmit, me qëllim gjetjen e formave të reja për t’i parandaluar dhe luftuar këto fenomene.

Gjithashtu, Konferenca treditore e këtij viti përqendrohet dhe në kërcënimet moderne, në zhvillim e sipër, të sigurisë, "anën e errët" të inteligjencës artificiale, si dhe në identifikimin dhe rikuperimin e aseteve të nxjerra nga aktivitetet kriminale, përmes programit pilot të INTERPOL-it, “Silver Notice".

Pas konferencës, Proda do të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme me përfaqësues të lartë të INTERPOL-it dhe homologë të tij.

Qëllimi i konferencës është adresimi i sfidave më të rëndësishme për policimin evropian dhe ndikimin e krimit ndërkombëtar në rajon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos