Zhdukja e Jan Prengës, vëllai i tij dhe Gëzim Shullani do të pyeten nga policia britanike

Nga Armand Bajrami
4 Qershor 2025, 11:02 | Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës, vëllai i tij dhe Gëzim Shullani do të

Autoritetet britanike të drejtësisë kanë reaguar në lidhje me kërkesën e SPAK për të marrë dëshminë e dy personave në Britaninë e Madhe për llogari të gjykimit në Shqipëri të të akuzuarve për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Përmes një letërporosie, të relatuar në seancën e së mërkurës në Gjykatën e Posaçme, pala britanike kërkonte informacion shtesë në lidhje me pyetjen e vëllait të Jan Prengës, Astrit Prenga dhe Gëzim Shullanit.

“Para se të rishqyrtojmë kërkesën tuaj, duam të dimë statusin penal të personave që do dëshmojnë, detaje mbi pyetjet që do t’u jepen shpjegime, akuzat për të cilat duhen marrë në pyetje dëshmitarët, sesi mund të shërbejë dëshmia e tyre në hetimin e SPAK. Të ngarkohet policia britanike për të bërë pyetjet që autoritetet shqiptare do të na vënë në dispozicion", thuhej në letërporosi.

Gjykata i kërkoi prokurorëve të SPAK saktësimin e adresës së dy dëshmitarëve të kërkuar në Britaninë e Madhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos