Tentoi të korruptojë policin me 50 euro, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

Nga A2 CNN
4 Qershor 2025, 11:24 | Kronikë

Tentoi të korruptojë policin me 50 euro, arrestohet 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore në Durrës, pasi tentoi të korruptonte një punonjës policie pasi ishte ndaluar për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 të qytetit, ku i riu, shtetasi K. G., u ndalua nga Policia Rrugore teksa drejtonte një motomjet pa leje drejtimi. Në përpjekje për të shmangur ndëshkimin ligjor, ai ka tentuar t’i ofrojë para efektivit të policisë, por është arrestuar menjëherë.

I riu do të përballet me akuzën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos