Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca për caktimin e masave të sigurisë ndaj dy punonjësve të IMT Tiranë, të dyshuar për "korrupsion".
Përveç Geraldo Fuçisë, të arrestuar të dy ditë më parë, në sallë është edhe Klajdi Zhilla, i cili është vetëdorëzuar mbrëmë në Policinë e Tiranës, shkruan A2 CNN.
Dy punonjësit e IMT akuzohen se i kërkuan një qytetari shumën prej 1 mijë eurosh për të mos i prishur tendën e lokalit.
Kujtojmë se prej disa muajsh, qeveria Rama ka nisur një aksion kundër objekteve të ndërtuara pa leje.
Vetë kryeministri ka theksuar se do të ketë ndryshime në ligjin akatual për ndërtimet, duke ashpërsuar masat ndaj zyrtarëve të shtetit që përfshihen në korrupsion për të favorizuar ndërtimet pa leje. (A2 Televizion)