I moshuari që qëlloi me armë refuzon të dorëzohet, RENEA mbërrin në Korçë

Nga A2 CNN
16 Korrik 2024, 12:17 | Kronikë

Lagjja numër 16 në qytetin e Korçës vijon të mbetet e rrethuar nga forca të shumta policie, pasi 71-vjeçari Edmond Naska që qëlloi me armë në ajër duke terrorizuar banorët, refuzon të dorëzohet.

Prej mëse dy orësh pallati ku jeton i moshuari me probleme të shëndetit mendor po monitorohet nga efektivët e policisë së Korçës, të cilët kanë veshur edhe antiplumb, pasi ka rrezik që 71-vjeçari të qëllojë sërish.

Sakaq janë evakuuar të gjithë banorët e pallatit përveç një qytetari që jeton në katin e katërt, i cili ka refuzuar të lërë banesën e tij.

Ashtu siç është njoftuar nga policia, në terren kanë mbërritur edhe efektivët e Forcave RENEA për të ndërhyrë për neutralizimin e të moshuarit, i cili ka mbyllur derën e banesës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos