Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin përfundimtar ndaj 5 të akuzuarve për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku u plagos prokurori dhe Aleksandër Laho, ndërsa u vra shoferi Andi Maloku.
Sipas vendimit të shpallur në orën 19:30, Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja, dënohet me 6 vjet burgim; Genti Nderjaku 5 vjet e 4 muaj; Bashkim Haxhija 4 vjet e 8 muaj; Endrit Sinani 4 vjet e 8 muaj; Julian Pjetri 4 vjet e 4 muaj. (A2 Televizion)