Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Piskupat, ku një furgon ka dalë nga rruga.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë lagështia në rrugë, e cila ka ndikuar në humbjen e kontrollit nga drejtuesi i mjetit, raporton A2.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të hetuar shkaqet e sakta të aksidentit dhe për të menaxhuar trafikun, shkruan A2.
Ndërkohë, zjarrfikësja ka ndërhyrë për të larë vajin e derdhur në rrugë, për të shmangur rrezikun e ndonjë aksidenti tjetër. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. (A2 Televizion)