Atentati në Lundër, dërgohet jashtë vendit edhe 11-vjeçari

Nga A2 CNN
18 Prill 2025, 21:43 | Kronikë

Atentati në Lundër, dërgohet jashtë vendit edhe

Është nisur jashtë vendit edhe 11-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë nga atentati në Lundër.

Më herët gjatë pasdites ishte dërguar jashtë shtetit edhe 17-vjeçari. Sipas burimeve të A2 CNN, adoleshenti nis në Romë për të vijuar terapinë mjekësore.

Atentati me 4 persona të plagosur ndodhi mbrëmjen e së enjtes në zonën e Lundrës, në Tiranë.

Ata po udhëtonin në të njëjtën makinë dhe ndaj tyre është qëlluar me breshëri nga një automjet tjetër që i kishte zënë pritë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos