Atentati në Lundër ende pa autor, burimet: Autorët kanë lëvizur në zonë gjatë 2 ditëve para ngjarjes

Nga Xhensila Kodra
21 Prill 2025, 11:11 | Kronikë

Atentati në Lundër ende pa autor, burimet: Autorët kanë

Policia dhe prokuroria nuk kanë ende një autor të dyshuar lidhur me atentatin e ndodhur në Lundër ku mbetën të plagosur 4 persona, 2 prej të cilëve të mitur. Për të çuar në identifikimin e atentatorëve, grupi hetimor është përqendruar tek pamjet e kamerave të sigurisë.

Burime nga grupi hetimor pohuan për A2 CNN se pas analizimit të tyre është zbuluar se autorët kanë lëvizur po në të njëjtën zonë edhe përgjatë dy ditëve para se të ndodhte atentati. Kjo ka ngritur dyshimet se objektivi të jetë mbajtur nën vëzhgim të plotë nga autorët, si dhe zona të studiohej më së miri prej tyre.

Hetuesit janë duke verifikuar sërish dyshimet se në këtë atentat të jetë ngatërruar objektiv dhe ai të ketë qenë bashkëshortja e Roan Brahimit. Në motorin e përdorur nga autorët e i gjetur i djegur në fshatin Fikas, në Mullet nuk janë përftuar prova që mund të ndihmojë grupin hetimor për shkak se ishte shkrumbuar i tëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos