Atentati në Lushnjë, policia ende asnjë pistë për motivet dhe autorët

Nga Çaku Tafa
26 Nëntor 2025, 15:03 | Kronikë

Policia e Lushnjës ende nuk ka asnjë emër konkret të autorëve të dyshuar që tentuan, me anë të një atentati me armë, të eliminonin 45-vjeçarin Julian Sula. Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se janë sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë të objekteve pranë vendngjarjes, ku duken dy persona që kanë qëlluar me armë drejt mjetit të Julian Sulës.

Nga dinamika e ngjarjes, Sula mendohet se i ka pikasur atentatorët, pasi vërehet se ka shtuar shpejtësinë e mjetit pak para se të nisnin të shtënat, shkruan A2. Pavarësisht kësaj, gjashtë gëzhoja kanë prekur makinën e Sulës, i cili mori edhe një gërvishtje në këmbë.

Vetë shënjestra, deri më tani, nuk ka ndihmuar policinë për identifikimin e autorëve, ndërsa janë marrë në pyetje rreth 18 persona. Hetimet po zhvillohen në disa pista, duke nisur nga e kaluara e Sulës që prej vitit 1997, me konfliktet që ka pasur me ish-bandën e Lushnjës dhe ish-kreun e saj, Aldo Bares, e deri te dyshimet për aktivitete të paligjshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos