Atentati në Rinas, i plagosuri Mustafa Sheqeri, punonjës i AMP-së

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2025, 16:33 | Kronikë

A2 CNN ka mësuar se i plagosuri në atentatin mafioz në Rinas është punonjës i Agjencia Mbikëqyrjes Policore. Burime zyrtare për A2 CNN konfirmojnë se bëhet fjalë për punonjësin Mustafa Sheqeri alias Muç Shaljani, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta raporton se Mustafa Sheqeri kishte rreth dy muaj në AMP.

“Ky person që mbeti i plagosur rëndë në këtë atentat është punonjës i AMP-së dhe kam të konfirmuar faktin që Mustafa Sheqeri ishte punonjës i një institucioni shtetëror. Ai ka nisur punën 2 muaj më parë në AMP dhe kohët e fundit kishte kërkuar të merrte leje një mujore, për tu kuruar në Montecarlo, por nuk kishte dorëzuar dokumentacionin përkatës dhe drejtori kishte nisur procedurat e shkarkimit”, raporton gazetari i A2 CNN.

Sipas gazetarit të A2 CNN ai ishte rekrutuar në këtë institucion kur nuk kishte drejtues. Është punësuar pas dorëheqjes së Florian Sulejmanit, dhe drejtohej nga Artjol Saliasi. Sheqeri është rekrutuar dhe është punësuar në AMP por Eduart Merkaj kishte nisur procedurat e shkarkimit pasi sipas burimeve nga grupi hetimor kishte kërkuar leje njëmujore por nuk kishte dorëzuar dokumentacionin përkatës dhe drejtori kishte nisur procedurat e shkarkimit.

Atentati në rrethrrotullimin e Rinasit ndodhi teksa Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri  u kthyen nga Barcelona ku dyshohet se ndodheshin prej datës 7 nëntor. Makina e tyre ka qenë e parkuar në Rinas që në këtë datë dhe ditën e sotme që janë kthyer kanë marrë automjetin, ku u pritën nga breshëria e plumbave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos