I riu në Ksamil humb kontrollin e Jet Ski, mbetet e lënduar e motra 14 vjeç

Nga A2 CNN
9 Korrik 2024, 19:44 | Kronikë

I riu në Ksamil humb kontrollin e Jet Ski, mbetet e lënduar e motra 14

Një aksident ka ndodhur pasditen e së martës në Ksamil. Siç bën të ditur policia, një i ri që po lundronte me Jet Ski ka humbur kontrollin e mjetit lundrues, e për pasojë bashkë me motrën e tij kanë përfunduar në ujë.

Për pasojë, e lënduar ka mbetur 14-vjeçarja. E mitura do të dërgohet për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Sarandës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos