I shpallur në kërkim në Itali për vjedhje me dhunë, arrestohet në Berat 47-vjeçari

Nga A2 CNN
1 Mars 2025, 09:49 | Kronikë

I shpallur në kërkim në Itali për vjedhje me dhunë,

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Berat, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Ëanted’.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ky person ishte i akuzuar nga autoritetet italiane, si pjesëtar i një organizate kriminale që kryenin vjedhje me dhunë.

Ndërkohë Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Njoftimi i Policisë:

Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted", për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.  

I akuzuar nga autoritetet italiane, si pjesëtar i një organizate kriminale që kryenin vjedhje me dhunë, kapet në Berat dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 47-vjeçari.  

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted". 

Gjatë këtij operacioni, u kap në Berat dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi M. B., 47 vjeç, banues në Berat.   

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Benevento, Itali, me vendimin e datës 16.07.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Grup kriminal në vjedhje me dhunë", sipas Kodit Penal të Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos