Aksident i rëndë në aksin Fier-Levan, përplasen 3 automjete

Nga Çaku Tafa
28 Shkurt 2025, 22:20 | Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Fier-Levan, përplasen 3 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fier-Levan, ku janë përfshirë tre automjete.

Sipas burimeve nga vendngjarja, 2 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore, shkruan A2 CNN.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për rregullimin e trafikut.

"Rreth orës 22:00, në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", janë përfshirë në aksident rrugor tre automjete, me drejtues shtetasit B. Ç, 41 vjeç, J. Ç., 52 vjeç dhe K. K., 25 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy prej pasagjerëve në automjetin me drejtues shtetasin J. Ç., shtetasit A. S., 50 vjeç dhe K. Ç., 42 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njofton policia.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos