I vendosën tritolin në dyqan, kush është Donald Luka, zbardhet sherri për parakalimin e gabuar

Nga A2 CNN
27 Qershor 2025, 09:33 | Kronikë

I vendosën tritolin në dyqan, kush është Donald Luka,

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një dyqan në aksin rrugor Fushë Krujë-Derven.

Sipas të dhënave të Policisë, lënda shpërthyese, e një sasie të konsiderueshme ishte vendosur në hyrje të dyqanit të mishit në pronësi të 30-vjeçarit Donald Luka.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, teksa policia ka mbledhur kamerat e sigurisë dhe po punon për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se Luka rezulton i njohur për Policinë, pasi në vitin 2022 është akuzuar pasi së bashku me të vëllain rrahën kuzhinierin Indrit Çela për një parakalim të gabuar.

Në atë kohë u arrestua edhe babai i tyre, Llesh Luka dhe në banesën e tyre policia gjeti të instaluar shtëpi bari.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven, në hyrjen e dyqanit në përdorim nga shtetasi D. L., rreth 30 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor sëbashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos