“I vetmi shqetësim, nga kryeministri dhe zëvendësi”. Ish-prokurori Arjan Ndoja dëshmon për atentatin ndaj tij, debaton me të akuzuarin Plaurent Dervishaj

Nga Armand Bajrami
27 Qershor 2025, 11:30 | Kronikë

“I vetmi shqetësim, nga kryeministri dhe zëvendësi”.

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, po dëshmon në Gjykatën e Posaçme për atentatin që iu bë në vitin 2019, ku ndërroi jetë shoferi i tij, Andi Maloku. Ai tha se nuk ka pasur probleme me askënd në atë kohë, kur ishte prokuror në Durrës dhe se i vetmi shqetësim i tij kanë qenë deklaratat e kryeministrit dhe zv.kryeministrit të kohës (Erion Braçe) në drejtim të tij.

“Kam një shtëpi në Shëngjin. Aty kam qëndruar. Nuk kam parë automjete të dyshimta, ndoshta ju duket e habitshme, por nuk kam pasur asnjë shqetësim. Edhe sot, pas 6 vitesh, të dalë dikush të më thotë se ça borxhi u kam. I vetmi shqetësim i imi ka qenë nga kryeministri, ish- zv.kryeministri, që kanë bërë deklarata publike për mua dhe për vetingun e famshëm. Unë vetëm një shqetësim kam pasur në atë kohë, deklaratat e drejtuesve të qeverisë”, mësohet të ketë thënë Ndoja, raporton A2 CNN.

Ish-prokurori ka folur edhe për njohjen me halit Valterin dhe me të akuzuarin Plaurent Dervishaj. “Valterin e njoh si figurë publike, e përshëndeta dhe qeparë. Ka nxjerrë një video, ku sipas tij janë autorët e atentatit tim. Nxorri videon në kuvend, por nuk e di a janë ata. Basir Meçes, babait të Julian Meçes, (i pandehur në proces) e kam pyetur nëse është e vërtetë kjo gjëja, është shumë e rëndë. Të kam ndonjë borxh unë ty? Një djalë ke, merre dhe hiqe nga Shqipëria. Nëse është lidhje me atë (Plarent Dervishaj), është thjesht ushtar”, tha Ndoja, duke bërë që Dervishaj të reagojë: “Mu drejto me emër mua”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos