Pjesë e një grupi droge në Itali, kapet 23 vjeçari në Vaun e Dejës

Nga A2 CNN
27 Qershor 2025, 09:46 | Kronikë

Pjesë e një grupi droge në Itali, kapet 23 vjeçari në

Policia e Shtetit bën me dije se ka vënë në pranga një 23 vjeçar në zonën e Vaut të Dejës, i kërkuar nga drejtësia italiane për trafik të lëndëve narkotike.

Ergys Arrnjeti ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se është pjesë e një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vitin 2024, Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim.

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 23-vjeçarit, në Itali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos