Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputeti Flamur Noka, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme.
Ende nuk dihet se për çfarë çështje është paraqitur Noka në SPAK, por në orët në vijim pritet të dalin më shumë detaje, shkruan A2 CNN.
“Ku i keni ata të tjerët? Dilni more nga kafja”, dëgjohet Noka të bëjë batuta me gazetarët përpara se të hyjë në godinën e SPAK. (A2 Televizion)