U kap me kokainë dhe armë zjarri me vete, arrestohet 58-vjeçari në Vlorë

Nga A2 CNN
27 Qershor 2025, 10:12 | Kronikë

U kap me kokainë dhe armë zjarri me vete, arrestohet 58-vjeçari

Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi u kap në flagrancë me disa doza kokaine e kanabisi dhe me një pistoletë pa leje.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 58-vjeçari dyshohet se shiste në zona të ndryshme të qytetit, doza me lëndë narkotike, kryesisht kokainë.

U kap me kokainë dhe armë zjarri me vete, arrestohet 58-vjeçari

Po ashtu bëhet e ditur se ky shtetas ishte me precedent penal të mëparshëm në fushën e krimeve kundër personit, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë-Goditet një rast i shitjes së lëndëve të forta narkotike, në qytetin e Vlorës.

U kap në flagrancë me doza kokaine dhe kanabisi, gjatë kontrollit iu gjet edhe një armë sportive (pistoletë) pa leje, vihet në pranga 58-vjeçari, me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve intensive për evidentimin dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në zonat urbane dhe turistike, ka ushtruar kontrolle në disa lagje të qytetit, ku si rezultat:

Në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, u kap në flagrancë shtetasi Gj. C. (F)., 58 vjeç, i cili dyshohet se shiste në zona të ndryshme të qytetit, doza me lëndë narkotike, kryesisht kokainë.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, një peshore elektronike si dhe një armë sportive (pistoletë), të cilën e posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, u bë arrestimi i këtij shtetasi, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos