I vihet flaka "Benz-it" dhe "BMW-së" në pronësi të një personi, dyshohet e qëllimshme

Nga A2 CNN
28 Korrik 2024, 09:58 | Kronikë

I vihet flaka "Benz-it" dhe "BMW-së" në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër. Mësohet se 2 makina në pronësi të E. K. iu është vënë flaka. Bëhet fjalë për dy automjete të tipit "Benz" dhe "BMW".

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:32, në lagjen "Kongresi i Përmetit".

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos