I vunë zjarrin dy makinave në Durrës, arrestohen autorët

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2024, 09:53 | Kronikë

I vunë zjarrin dy makinave në Durrës, arrestohen autorët

Policia ka zbardhur një ngjarje të ndodhur në muajin shtator, ku dy automjete u dogjën në qytetin e Durrësit, duke vënë në pranga dy autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Mësohet se në pranga janë vënë shtetasit Albjon Golemi dhe Ertin Hoxha, ndërsa është shpallur në kërkim Eridjon Rubener, shkruan A2 CNN.

“Policia e Durrësit zbardh djegien e qëllimshme të dy automjeteve.

Identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorë, shpallet në kërkim bashkëpuntori i tyre si dhe procedohet penalisht një i mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, pas informacioneve të marra se në lagjen nr. 13, është djegur një automjet dhe një tjetër pjesërisht, kanë organizuar punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Mbas një pune hetimore dhe  profesionale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, djegia e qëllimshme e dy automjeteve.

Në vijim të veprimeve u  bë identifikimi, kapja dhe arrestimi  shtetasve E. H., 18 vjeç dhe A. G., 18 vjeç, të dy banues në Durrës.

U shpall në kërkim shtetasi E. R., 32 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin A. Gj.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin, më datë 23.09.2024, kanë djegur qëllimisht dy automjete. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos