Katër aksidente të rënda automobilistike në aksin Përrenjas - Librazhd

Nga Belinda Ruçaj
11 Dhjetor 2023, 09:14 | Kronikë

Katër aksidente të ndryshme automobilistike janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, në aksin rrugor Përrenjas – Librazhd.

A2 CNN ka arritur të sigurojë pamjet e aksidenteve, në të cilat shihet se dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Në aksidente janë përfshirë vetura e kamionë, ndërsa në rrugë është krijuar një trafik tepër i rënduar, pasi në disa prej aksidenteve rruga është bllokuar nga mjetet e aksidentuara.

Shkak paraprakisht dyshohet të jetë bërë prezenca e madhe e akullit në rrugë si pasojë e kushteve atmosferike dhe temperaturave të ulëta të ditëve të fundit.

REAGIMI I POLICISË:

Librazhd/Informacion paraprak: Në aksin rrugor “Librazhd-Përrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin A. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. P. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin A. S. dhe 3 të tjerë në automjetin me drejtues shtetasin Gj. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos