Ilegalë në kufijtë shqiptarë, dy somaleze kapen në kufirin e vjetër Shqipëri-Kosovë

Nga Luela Myftari
23 Korrik 2026, 14:27 | Kronikë

Mbrëmjen e 22 korrikut, rreth orës 23:10, në afërsi të pikës së vjetër kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dy shtetase somaleze kanë kaluar ilegalisht zonën e kufirit.

Gjatë patrullimit, efektivët kanë hasur dy gratë, të cilat pas verifikimeve kanë rezultuar të huaja. Gjatë marrjes në pyetje ato kanë deklaruar se e kishin kaluar kufirin në mënyrë ilegale, pa u paraqitur në ndonjë pikë zyrtare të kalimit kufitar.

Bazuar në të dhënat e para të hetimit, ekzistojnë dyshime se dy gratë janë transportuar deri në afërsi të kufirit nga persona të tjerë, të cilët mund të jenë të përfshirë në aktivitet të paligjshëm të kontrabandimit të emigrantëve.

Policia e Kosovës po punon për identifikimin e personave që dyshohet se organizuan ose lehtësuan kalimin e paligjshëm të kufirit, ndërsa bëhet publike se rasti mbetet ende nën hetim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos