Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë qëndrojë në qelitë e paraburgimit 313. Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Erjon Çela rrëzoi kërkesën e Metës për t’u liruar nga qelia. Vetë Meta nuk ishte i pranishëm në seancë, por nëpërmjet një deklarate kërkonte të përfaqësohej nga avokatët e tij. Por pasi lexoi parashtrimet, avokati Kujtim Cakrani braktisi seancën duke mos e pritur vendimin e gjykatës.
Javën e kaluar avokati kërkoi që kërkesa e Mëtës për zëvendësim mase nga arrest në burg në masë më të butë sigurie të shqyrtohej nga gjyqtari Erjon Çela dhe jo nga gjyqtari Erjon Bani, teksa ky i fundit shpalli moskopmetencë, shkruan A2 CNN.
Në seancën e kësaj të mërkure, i pranishëm ishte njëri nga prokurorët e çështjes, Arben Kraja. Ai i argumentoj gjykatës se nëse Ilir Meta lirohet ekziston rreziku që të intimidojë dëshmitarët.
Hetimet për ish-kryeministrin, ish-kreun e Kuvendit dhe ish-presidenti e Republikës përfunduan më 4 gusht. Ilir Meta ndodhet në burg që prej tetorit të vitit të kaluar dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për dy dosje, ajo e lobimit të LSI në SHBA dhe dosjen CEZ-DIA.
Më 6 gusht Meta paraqiti kërkesën për ndryshim mase duke dhënë fjalën se nuk do të arratiset nëse lirohet nga qelia, pasi mund t’i bllokohet edhe pasaporta. Se argument Meta paraqiti po ashtu edhe faktin se tashmë me përfundimin e hetimeve, nuk mund të prishë provat.
Krahas tij nën akuzë janë ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi, nëna e saj Fatimja, si dhe dy bashkëpunëtorët Ema Çoku dhe Pirro Xhixho. (A2 Televizion)