Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë e imta duke u zhvendosur drejt zonave më të sigurta. Për kamerën e “Reuters”, disa nga banorët shprehen të frikësuar me situatën duke bërë më dije se po largohen drejt lumenjve.
Nga ana e tij, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë me dije se, situata në qytetin tjetër më të prekur nga zjarret, Delvina është drejtë stabilizimit. Disa prej banorëve po kthehen në shtëpitë e tyre bën me dije ministri.
Sot kemi pasur një zhvillim ekstrem, për shkak të temperaturave ekstreme dhe erës së fortë, me të cilat u përballëm në Delvinë. Është një qytet relativisht i vogël në jug të Shqipërisë, por me një trashëgimi shumë të rëndësishme si historike ashtu edhe kulturore. Dhe na u desh, të kryenim disa evakuime në disa pjesë të qytetit dhe gjithashtu të forconim numrin si të forcave ushtarake ashtu edhe të forcave lokale të zjarrfikësve, shkruan A2 CNN.
Në thelb, jemi në një javë shumë kritike edhe në Shqipëri Delvina është vetëm një nga zjarret e mëdha që po përjetojmë. Ekzistojnë edhe katër vatra të tjera të nxehta në të gjithë vendin. Dy prej tyre janë të lidhura me Delvinën, një tjetër në Gjirokastër dhe një tjetër në Finiq në jug. Pra, tani jemi në gjendje të themi se shtëpitë e qytetarëve të Delvinës janë të sigurta. Tani po i kthejmë njerëzit në shtëpitë e tyre. Na u desh të bënim evakuime të pjesshme në mënyrë që forcat operacionale të siguroheshin që situata është e sigurt.
Zjarret e rënë dy ditët e fundit konsiderohen më të rëndat në dekadën e fundit. (A2 Televizion)