Incident pranë SPAK, vetëhelmohet 63-vjeçari

Nga A2 CNN
2 Korrik 2024, 17:21 | Kronikë

Incident pranë SPAK, vetëhelmohet 63-vjeçari

Një incident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë pranë godinës së Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion.

Mësohet se në rrugën "Panorama" përballë godinës së një 63 vjeçar dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dihen shkaqet se përse P.T. ndërmori këtë akt, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos