Ish-kreun e IMT Elbasan, Andri Mehja, është dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për favorizim të një ndërtimi pa leje.
Sipas njoftimit të GJKKO, ish-kreut të IMT Elbasan i ndalohen funksionet publike për 5 vite. Andri Mehja, akuzohet për “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi akuzohet se i ka marrë para një qytetari për ta favorizuar për një ndërtim pa leje. Po ashtu, GJKKO ka dënuar me 3 vite burg për korrupsion edhe Gentian Bakon, punonjës i INUV në Elbasan, dënim i cili i konvertohet në 4 vite shërbim prove.
"1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket
procedimit penal nr. 94, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Andri Mehja dhe
Gentian Bako, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave
që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 259
paragrafi i dytë dhe 25 të K.Penal”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Erjon Bani dhe Rudina
Palloj, me vendimin Nr. 32, datë 25.04.2025 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Andri Mehja, për kryerjen e veprës penale të
“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në
bashkëpunim të parashikuar nga neni 259 paragrafi i dytë dhe 25 të K.Penal, dhe
dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
2. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i
pandehuri përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.
3. Në aplikim të neneve 30/1, 35, të Kodit Penal, dhënien e një dënimi plotësues,
heqjen e së drejtës për të pandehurin Andri Mehja, për të ushtruar funksione
publike, për 5 (pesë) vjet.
4. Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të
mëtejshëm të vendimit me burgim për të pandehurin Andri Mehja, duke u
detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës
Elbasan. Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 4 (katër)
vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
5. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së
provës: a). T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të
Provës; b). Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për
ndryshimin e vendbanimit.
6. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Arrest
në burg” caktuar me vendimin Nr. 53 datë 29.05.2024, të Gjykatës së Shkallës së
Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke urdhëruar lirimin e
menjëhershëm të tij nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet për ndonjë
masë tjetër sigurimi apo dënim penal.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Bako, për kryerjen e veprës penale të
“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në
bashkëpunim të parashikuar nga neni 259 paragrafi i dytë dhe 25 të K.Penal, dhe
dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
8. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i
pandehuri përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.
9. Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit
me burgim për të pandehurin Gentian Bako, duke u detyruar që të mbajë
kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Elbasan. Vënia në provë e
të pandehurit për një periudhë kohe prej 4 (katër) vitesh, me kusht që gjatë kohës
së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
10. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së
provës: a). T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të
Provës; b). Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për
ndryshimin e vendbanimit.
11. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit
“Detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” caktuar me vendimin nr.111,
datë 03.09.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar.
12. Në bazë të nenit 224 të K.Pr.Penale, 1 (një) Cd-DVD-R me mbishkrimin “Stop”
datë 23.04.2024; CD-të, e dërguara nga Kompanitë Celulare”, mbeten pjesë e
fashikullit gjyqësor.
13. Bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale, provat materiale: 1 (një) pasaportë më numër
****, numër personal **** e Republikës së Shqipërisë, në emër të shtetasit Andri
Mehja, lëshuar në datë ****, sekuestruar me procesverbal për sekuestrimin e
sendeve datë 30.10.2024, ti kthehet të pandehurit, Andri Mehja; 1 (një) telefon i
markës SAMSUNG GALAXY A7, viti 2018, me ngjyrë gold, me kapak ngjyrë të
zi, mbajtës nr. Vodafon me numër ****, në pjesën mbrapa të shënuar IMEI ****,
celulari ka Imei (slot 1) ****, IMEI (slot 2) ****, sekuestruar me procesverbal
për sekuestrimin e sendeve datë 31.08.2024, ti kthehet të pandehurit Gentian
Bako; 1(një) kapele ngjyrë si blu e errët, pa mbishkrim sipër, në të cilën ndodhet
stema logo e Policisë së Shtetit, sekuestruar me procesverbal për sekuestrimin e
sendeve datë 23.04.2024, të kalojë në favor të shtetit.
14. Bazuar në nenin 393 të Kodit të Procedurës Penale, shpenzimet e kryera në fazën
e hetimit paraprak, dhe shpenzimet gjyqësore, sipas formularit bashkangjitur i
ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
15. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e
komunikimit të këtij vendimi". (A2 Televizion)